Report TV -Vettingu në polici/ Zv. ministri i Brendshëm: 45 dosjet e para drejt përfundimit,
  • 5 years ago
TIRANË- 45 dosjet e para të vettingut për drejtues të Policisë së Shtetit janë drejt përfundimit për t'u përballur me seancat publike. Kjo ka qenë deklarata e zv. ministrit të Brendshëm Julian Hodaj. Hodaj tha se po punohet paralelisht edhe me 200 dosjet e tjera duke synuar kështu një proces vlerësimi cilësor.

"Lidhur me faktin se në çfarë pike është procesi në tërësi, po punohet me 245 dosjet e para, që është edhe pjesa e kompetencës që ka edhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, është një punë që çohet paralelisht për të gjithë 245 dosjet, pavarësisht se një prioritet të veçantë e kanë 45 të parët meqë është procesi që fillon nga maja e piramidës së cilës prej organizatave.Puna me 45 dosjet e para nuk pengon punën me 200 dosjet e tjera. Në dijeninë tonë informacionet janë kërkuar për të gjithë 245-shen që është pjesa drejtuese e tre organizatave. Pra në qoftë se themi që 45 të parat janë ato më afër përfundimit dhe janë të parat që do dalin nëpër seanca dëgjimore publike nuk përjashtojmë që puna po vazhdon edhe me 200 të tjerat. Pra është një punë që shkon paralelisht.

SHÇBA është një institucion që atë tagër ka edhe sot, të merret me shkeljet e punonjësve të policisë apo të institucioneve të tjera që janë në varësi të Ministrisë së Brendshme, dhe nuk shoh ndonjë element kompromentimi te ky lloj procesi sa kohë për vete ata i nënshtrohen një procesi të njëllojtë dhe ajo që ligji parashikon është një procedurë të njëjtë vlerësimi për të gjithë punonjësit nga i pari tek i fundit. Domethënë nuk ndryshojnë as kriteret as metodologjia, nuk ndryshon as përfundimi i vlerësimit", u shpreh Hodaj.
Recommended