Zbulohet 'pakti i landfilleve' mes ish-senatorit italian e këshilltarit të Metës: Pse pagoi 30.000 €

  • 4 years ago
Skandali i lajmit të rremë të 1400 konteinere plot me mbeturina toksike që kishin ardhur nga Italia dhe të groposura në Shqipëri, e fabrikuar në shkurt të 2017 nga ish-senatori italian Sergio De Gregorio (aktualisht në burg) me kërkesë të këshilltarit personal të Presidentit Ilir Meta, nuk ishte një plan politik vetëm për të shkaktuar rrëzimin e qeverisë Rama, por fshihte një histori korrupsioni e lidhur me një projekt për menaxhimin e landfilleve (vendgrumbullimit) të mbeturinave që do të realizohej në Shqipëri. Këtë e thotë prokuroria e Antimafias së Romës e cila pak ditë më parë vuri në pranga Sergio De Gregorio-n dhe tetë persona të tjerë, mes të cilëve edhe Giuseppina De Iudicibus, bashkëpronare e portalit ?Pianeta Italia News? që publikoi lajmet false mbi Shqipërinë.

Report Tv ka lexuar një pjesë të dosjes italiane që zbulon këtë prapaskenë të nxehtë. Në faqen 58 të urdhër arrestit lexohet qartë: ?Për të kuptuar nivelin kriminal të Sergio De Gregorio është e udhës të përmendim një ngjarje që është e lidhur me Shqipërinë dhe me një përpjekje të De Gregorio-s për të ndihmuar në kushtëzimin e gjendjes politike në atë vend me qëllim që të nxirrte përfitimet e ardhshme?. Prokuroria italiane e quan  ?pakti i landfilleve? (grumbullimit të plehrave) ose ne italisht ''patto delle discariche''. Pra, nga një anë është ish-senatori De Gregorio që vë në dispozicion portalin e tij ?Pianeta Italia News? për të publikuar hetimin fals mbi 1400 kontejnerët e plehrave me destinacion Shqipërinë, duke prodhuar një sërë shkrimesh të ripublikuara menjëherë nga mediat e lidhura me ish-qeveritarët Basha, Berisha dhe Meta dhe që më të vërtetë provokojnë në Shqipëri një furtunë politike, edhe pse e bazuar mbi lajme fals. Nga ana tjetër, sipas prokurorisë së Romës, është Ilir Kulla, që nga ajo kohë këshilltar personal i Ilir Metës, që, edhe pse ishte akoma në krye të Parlamentit, kishte nisur punën kundër qeverisë Rama, ndërsa PD kishte bllokuar me çadrën e saj bulevardin e Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Në mes, gjendet pakti misterioz ''i landfilleve? dhe ?përfitimet e ardhshme? të premtuara Sergio De Gregorio-s.

Recommended