Ora News - Tiranë, Veliaj shkatërron kurorën e gjelbër, pret pemët për kantier ndërtimi
  • 4 years ago
#tvora #rtvoraneës

Kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht po dëmtohen nga ndërtimet.

Ndërtimet shumë katëshe në Tiranë nuk kanë zaptuar vetëm qendrën.

Kodra e Diellit prej vitesh po zhvishet nga pemët, por tashmë radhën e kanë dhe kodrat e Saukut. Pamjet flasin qartë.

Në kantier nuk ka shenja dalluese për atë çfarë është duke u ndërtuar.

Por po ashtu nuk ka asnjë shenjë as nga inspektorët e Bashkisë të ngarkuar me detyrë për ruajtjen e mjedisit.

Pas denoncimit të mbërritur në televizion, grupi i gazetarëve kërkoi të verifikonte çfarë po zhvillohej por kamera nuk u lejua nga personat përgjegjës. Nuk ka asnjë tabelë informuese se çfarë po bëhet.

Zona po shkon drejt shkatërrimit, duke i prerë ullishtet ndërsa skavatori ishte në punë.

Tirana është qyteti me ndotjen më të lartë në Shqipëri, madje disa herë mbi normat.

Ndaj ambientalistët kanë kërkuar zhvillimin e zonave të gjelbërta, por mesa duket kryebashkiaku Veliaj preferon të shfaqet duke mbjellë nga një pemë për show mediatik, por nuk shfaqet kur sipërfaqe të tëra shkatërrohen duke ia lënë vendin betonit dhe ndërtesave të pa matë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/tirane-veliaj-shkaterron-kuroren-e-gjelber-pret-pemet-per-kantier-ndertimi/

Folloë TV Ora dhe RTV Ora Neës

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended