Veliaj: Do i kalojmë 100 mijë pemët e mbjellura - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qytetarë të Tiranës vijojne të mbjellin pemë për të kujtuar data të veçanta në jetën e tyre, si ditëlindje apo përvjetorë. Teksa vijon fushata e Bashkisë së Tiranës për të shtuar gjelbërimin në qytet, kryeqytetasit janë ndërgjegjësuar duke dhuruar një pemë fëmijëve, nipërve e mbesave. Surprizës së bukur të Vasilika Kitës për nipat e saj iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. ?Jam shumë mirënjohës për Vasilikën, ish-punëtorja e përkushtuar e Arkivës, sot në pension, që i kujton fëmijët e nipërit me mbjelljen e këtyre pemëve. Pak minuta më parë, një grup nga komuniteti ndërkombëtar që jeton në Tiranë, mbolli një pemë për një kolegen e tyre norvegjeze që kishte ndërruar jetë, dhe pak më përpara, dy binjakë për ditëlindjen e tyre mbollën një pemë?.Ky qytet është produkt i heronjve të pakënduar, i heronjve të paparë, i heronjve të vegjël, që ndoshta nuk i njeh njeri, por që japin më shumë kontribute se sa politikanë që thonë do bëjnë hatanë dhe nuk prodhojnë asgjë?. Teksa shprehu bindjen për thyerjen e rekordit të vjetshëm në mbjelljen e pemëve, kryebashkiaku ftoi qytetarët që për festa apo për çdo datë të shënuar për ta, ta përkujtojnë duke dhuruar pemë për qytetin. ?Jam i bindur se po të vazhdojmë me këtë ritëm, jo vetëm do i kalojmë 100 mijë pemët që kishim planifikuar për këtë vit, por do vendosim edhe një standard të ri. Kemi përpara edhe Ditën e Verës, një arsye më shumë për të mbjellë pemë?, shtoi Veliaj.

Recommended