Xhaçka dhe përfaqësuesja e OKB-së për zhvillimin nëshkruajnë projektin për mbrojtjen sociale
  • 4 years ago
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me përfaqësuesin e përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Limya Eltayeb, inauguruan këtë të premte projektin ?Forcimi i aftësisë ripërtëritëse në Shqipëri?, që përmirëson sistemin e mbrojtjes civile.

?Dokumenti që nënshkruam pak më parë, mbështetet në sugjerimet që ekspertë vendas dhe të Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe UNDP dhanë në raportin e verësimit të nevojave, pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të kaluar.  Kurrë më shumë sesa në ato ditë të vështira, nuk ka qenë më i vyer mendimi i ekspertëve vendas e të huaj për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes civile, mbështetur në koordinimin dhe bashkëpunimin institucional, në zhvillimin e kornizës që mundëson zvogëlimin e riskut ndaj fatkeqësive natyrore apo duke rritur kapacitetet përgatitore dhe reaguese të strukturave dedikuar fakteqësive natyrore në nivel qendror apo vendor.Bazuar edhe mbi këtë projekt, do të mund të hartojmë kodet e reja të ndërtimit apo çka është më e rëndësishmja do të realizojmë për herë të parë Vlerësimin e Riskut nga Fatkeqësitë në nivel kombëtar e për rrjedhojë dhe Strategjinë kombëtare për zvogëlimin e riskut të fatkeqësisë dhe procedurat standarde të operimit në rastet e fatkeqësisë. Sot, nisi puna për një projekt ambizioc, për të cilin ne në Ministrinë e Mbrojtjes ndjehemi krenarë, pasi në pak vite, bashkë me ligjin e ri ?Për Mbrojtjen Civile?, ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcimit të kapaciteteve të FA në kuadër të emergjencave civile, po hedhim gurët e themelit të një prej sistemeve më të rëndësishme që mbron atë c?ka është më e shtrenjtë për secilin prej nesh: jetën?, deklaroi ministrja Xhaçka.
Recommended