Report TV - Grida Duma për hapjen e shkollave: Asnjë plan për mbrojtjen e fëmijëve dhe mësuesve
  • 3 years ago
Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes Grida Dume ka bërë akuza për vendimin e qeverisë për rihapjen e shkollave me datë 14 shtator, duke thënë se për këtë nuk është marrë asnjë masë.

Sipas Dumës qeveria ka marrë këtë vendim pa publikuar asnjë protokoll sigurie që ruan jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve. Më tej ish-deputetja thotë se qeveria nuk drejtohet me sondazhe (shtysa që mori për hapjen e shkollave), ndërsa ngre disa pikëpytje që lënë të kuptohet për një papërgjeshmëri të qeverisë.

Kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor,  qeveria nuk ka marrë asnjë masë, nuk ka publikuar asnjë udhëzim dhe asnjë protokoll sigurie që ruajnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve.

Edhe shpalljen e vendimit për rihapjen e shkollave e bënë nën presionin e drejtë të Partisë Demokratike.

Nga vetë deklaratat e Ministrisë së Arsimit, vendimi per hapjen e shkollave është marrë pa asnjë pregatitje. Gjithë çfarë Ministria deklaron është që ende po detajojnë një plan. Pra, vetëdeklarojnë se kanë marrë vendimin pa pasur një plan.

Vendimi i marrë para hartimit të një plani të mirëmenduar sipas kushteve dhe mundësive me shkollat tona është një rrezik mbarëkombëtar.

Sot qeveria nuk deklaron asnjë plan masash, sepse nuk e ka!  Pikërisht sepse nuk ka një plan apo strategji, ka gjetur mënyrën keqdashëse ta hedhë përgjegjësinë tek prindërit duke spekuluar që gjoja ?po bën atë që deshën shqiptarët?, sepse ?kështu doli sondazhi?.
Recommended