Ora News - Gjirokastër, vritet 35-vjeçari rom

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Vritet në rrethana misterioze një i ri i komunitetit rom në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Zinxhira?.

I riu 35-vjeçar, Gjergj Hasan Ajmazi është sjellë i pajetë në Spitalin Rajonal.

Ndërkohë që mjekët kirurgë kanë konstatuar shenja në ballë çka mund të ketë qenë edhe plaga qe i ka shkaktuar vdekjen.

Sipas këqyrjes paraprake të trupit të tij dyshohet se është goditur me sende të forta.

?Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen ?Zinxhira?, ndodhet një person i shtrirë në tokë. Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga këqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.? ? njofton policia.

Në lidhje me vdekjen e të riut rom grupi hetimor po punon në dy pista kryesore.

E para është vrasje me qëllim dhe e dyta vrasje nga pakujdesia pasi i riu, sipas burimeve ishte konsumues alkooli.

Dyshohet se ai mund të jetë rrëzuar pikërisht në vendin që në afërsi të Teqes së Zallit, në lagjen ?Zinxhira?.

Policia ka shkuar në spital dhe po hulumton për zbardhjen e ngjarjes.

Viktima është sjellë në spital nga persona të panjohur të cilët janë larguar menjëherë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjirokaster-vritet-21-vjecari-rom-sillet-i-pajete-ne-spital/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended