Dërgohet i vdekur në spitalin e Gjirokastrës, 35-vjeçari rom vritet në rrethana misterioze

  • 4 years ago
GJIROKASTËR- Një 35-vjeçar nga komuniteti rom është vrarë në Gjirokastër në rrethana misterioze. Pas telefonatës në sallën operative të policisë se një person është i shtrirë në tokë, ambulanca është nisur dhe i riu i identifikuar si Gjergj Alliasi ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Zinxhira, ndërsa në trupin e tij mjekët kanë konstatuar plagë në kokë në zonë e ballit, që mendohet se mund t'i ketë marrë dhe jetën. Nga plaga mendohet se i riu është goditur me sende të forta në kokë.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë djeni për ngjarjen.

Recommended