Ora News - Vlorë, vritet me armë zjarri 35 vjeçari, autori kryen vetëvrasje tek xhaxhai

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gjormë të Vlorës, ku dy persona kanë mbetur të vdekur me armë zjarri.

Ka qenë 33 vjeçari Artion Shenaj, ai që ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Mariglen Mema, rreth 35 vjeç.

Pas vrasjes, policia thotë se Shenaj ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij ku ka vrarë veten.

Krimi ka ndodhur në një lokal dhe dyshohet se ka pasur një konflikt që ka degjeneruar në përplasje midis dy viktimave.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, nuk ka ende detaje rreth rrethanave apo shkaqeve të krimit të rëndë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vriten-dy-persona-ne-vlore-pas-nje-sherri-ne-lokal

Recommended