Top News - 18 orët e Thaçit në Hagë/ Dëshmia do të vijojë dhe të enjten
  • 4 years ago
Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të tretën ditë me radhë është marrë në pyetje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Edhe në ditën e tretë të dhënies së dëshmisë, Thaci nuk është prononcuar për mediat, ndërsa burimet pranë tij thanë se ai do të jetë sërish përpara prokurorit mesditën e së enjtes.

Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit speciasl. Ka qenë pikërisht kjo zyrë që bëri të ditur se që prej 24 prillit është ngritur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Pas dëshmisë të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për ?çështje sqaruese, teknike? dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?.

Aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimumi gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë. Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Thaci#TopChannel
Recommended