Top News - Pandemia në Kosovë, shtohen spitalet për pacientët

  • 4 years ago
Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, vendosi që Spitalin e Vushtrrisë ta shndërrojë tërësisht në spital për pacientët e sëmurë me COVID-19.


?Spitali i Vushtrrisë shumë shpejt do të pranojë pacientët nga qyteti i Mitrovicës, qyteti i Vushtrrisë dhe rrethinat e tyre? Pacientët që kanë nevojë për shërbime të tjera jo të natyrës së kësaj sëmundjeje, do t?i marrim në Spitalin e Mitrovicës. Ndërkohë, edhe personeli shëndetësor do të ristrukturohet në harmoni me këtë qëndrim?, deklaroi Valbon Krasniqi, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Ai po ashtu tha se është marrë vendim që, në kuadër të planifikimeve për shtimin të numrit të shtretërve, një kat i Klinikës së Neurologjisë në QKUK me 60 shtretër, do të vihet në dispozicion për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Aktualisht, sipas Krasniqit, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar rreth 450 pacientë me koronavirus. Që nga regjistrimi i rasteve të para me koronavirus në 13 mars, në Kosovë janë regjistruar deri tani 5,118 të infektuar e 108 viktima nga Covid 19.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ValbonKrasniqi#Kosovo#TopChannel

Recommended