Top News - Covid-19 / Shtohen vdekjet në Kosovë e Maqedoni
  • 4 years ago
Një 76 vjeçare nga komuna e Prizrenit ndërroi jetë sot prej koronavirusit, duke e çuar kështu në 33 numrin e jetëve të humbura nga kjo sëmundje në Kosovë. Edhe në këtë rast, siç sqaruan autoritetet shëndetësore atje, pacientja kishte dhe sëmundje të tjera shoqëruese.


Përmes një njoftimi në Facebook,QKUK-ja njoftoi se në Klinikën Infektive janë të shtruar 40 vetë me Covid 19, 12 prej të cilëve janë të intubuar. Në gjendje kritike për jetën mësohet të jetë të paktën një paciente. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 1,437. Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut shënoi shufra rekord vdekjesh dhe të infektuarish. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 8 jetë të humbura dhe 196 të infektuar me koronavirusin e ri në 24 orë.

Viktimat ishin të moshës nga 31 deri në 86 vjeç; 4 prej tyre janë nga Shkupi ndërsa të tjerët nga qytetet e Strugës, Ohrit, Gostivarit dhe Resnjës. Numri I vdekjeve nga Covid 19 në shtetin fqinj ka mbërritur kështu në 179, ndërsa janë testuar gjithsej mbi 42,260 persona.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#Macedonia#TopChannel
Recommended