Top News - Maqedoni-Kosovë/ Ndryshime në situatën e covid

  • 3 years ago
69 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Kosovë në vazhdën e kryerjes së 532 testimeve. Nuk është në rënie ndërkohë bilanci I viktimave; 7 persona të tjerë e humbën betejën me sëmundjen, cka e con në 581 numrin total të vdekjeve nga Covid 19 atje. Që prej 13 marsit, kur vendi u përball më së pari me pandeminë, të prekurit kanë mbërritur në 14,446. Me një optimizëm të kujdesshëm po shihet nga autoritetet e shëndetësisë fakti që rastet e reja gjatë këtyre ditëve kanë qenë në rënie. Por ndërsa një situatë e ngjashme u pa së fundi në Maqedoninë e Veriut, me shifra në zbritje që ngjallën shpresë, dita e sotme ka sjellë një rritje të infektimeve; të mërkurën ishin 72 ndërsa tani janë shënuar 121 të infektuar të rinj. Po ashtu pati edhe tre vdekje. Si Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Kosova po diskutojnë në Shkup gjendjen epidemiologjike me COVID-19, si dhe mundësinë e lehtësirave për lëvizjen e qytetarëve, jo vetëm mes dy vendeve, por edhe më gjerë në rajon. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj para takimit në Shkup me homologun e tij maqedonas, Venko Filipçe, ka folur për gjendjen epidemiologjike në Kosovë duke theksuar nevojën për lehtësira gjatë kalimeve kufitare.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#Kosova#TopChannel

Recommended