Shtohen rastet e shtrimit te femijeve ne Pediatri (26 korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Brenda 4 orësh, paraditen e sotme në Spitalin Pedriatik të Tiranës u paraqitën 25 fëmijë me temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre. Ditët e fundit është rritur numri i pacientëve të vegjël. Shumica janë nga Bathorja dhe Kamza. Shkaqet e rritjes së numrit të të sëmurëve, pediatri Edmond Pisturi e shpjegon kështu:
"Ambienti sigurisht është një faktor shumë i rëndësishëm që ne ndoshta nuk i japim rëndësinë e duhur për vetë vaktin që jemi mësuar ndoshta që shikojmë plehra në qytet, aq më tepër në fshat që ka dhe bagëti dhe që bëhen burim infeksioni dhe influencojnë në mënyrë të dukshme për shpeshtimin dhe rritjen e frekuencës të shumë patologjive dhe sëmundjeve në moshën fëminore. Problematikë për ne qëndrojnë fëmijët e vegjël sidomos që vijnë nga larg, me një nivel relativisht të ulët shëndetësor, këto çrregullime janë më të theksuara."
Nga ana tjetër nënat e fëmijëve të sëmurë shpjegojnë se ujin përgjithësisht e mbushin në puse. Temperatura e ajrit sot shkoi 37 gradë. Në këtë mënyrë shtohet dhe aktiviteti i mikrobeve. Në këto kushte këshilla e mjekut është që uji të zihet patjetër./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended