Shtohen rastet e te prekurve dhe te shtruarve ne spital
  • 4 years ago
Ka shkuar në 820 numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë.
Në një dalje për mediat, Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik, bëri me dije se nga 270 teste të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 17 persona.

Aktualisht në spitalet Covid 1 dhe Covid 2, ndodhen të shtruar 38 pacientë, 8 në terapi intensive.
Harta e të prekurve zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe 3 raste në një familje në Kamëz.

?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive. 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19. Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus?. /tvklan.al
Recommended