Jeta mes 60 qenve e maceve/ Renato, gjithë kohën e tij e kalon duke u kujdesur për kafshët

  • 4 years ago
Renato Xoxi, nga Durrësi thotë se jetën ia ka dedikuar kujdesit të qenve dhe maceve të rrugës.


Dita e nis duke përgatitur ushqimin e kafshëve të braktisura. 58 vjeçari mundohet që kafshëve tu sigurojë ushqim të mirë si mish pulë me perime të ndryshme, sipas tij ushqimi me vitamina të ndryshe rrit imunitetin.

? Do të përgatis ushqimin për kafshët, kryesisht qen dhe mace. Kam edhe pëllumba, por ushqimi i tyre është gati pasi grurë duan. Për qentë dhe macet blej pula dhe ua gatuaj me oriz dhe perime të ndryshme. ?

Renato kujdeset mbi 60 qen dhe mace, ai u siguron ushqimin dhe vizitat tek mjeku veterinar. Kjo dashuri Renatos i kushton 20 mijë lek të reja në muaj. Sipas Renatos dashuria për kafshët i ka lindur që kur ka qenë foshnje.

Gazetarja: Që kur ke filluar t?i duash kafshët?

?Unë them që kur isha fëmijë. Sapo kam filluar të ecë doja të rrija me kafshët. Zogj kam pasur shumë, maceve, qen. Mbaj mënd që kur mora njëherë pëllumba ata të shtëpisë mi hoqën dhe atëherë ika dhe unë nga shtëpia.

Ai është në gjendje të tregojë të gjithë historikun se si e kafshët që mban. Madje u njeh dhe zakonet.

?Ky nuk ha po nuk e përkëdhele. Këtë dacin para një viti e kishin hedhur tek kazani plehrave bashkë më dy vëllezërit e tjerë ishin shumë të vegjël as sytë nuk kishin hapur. i mora dhe i kam ushqyer vetë më shiringë dhe qumësht deri sa arrita t?i shpëtoja.

U vendos emra kafshëve?

?U vendos, por të them të drejtën edhe i harroj se bëhen mbi qen dhe mace që jam kujdesur. Zakonisht i vë emra zotash si lordi.?

Dashurinë që Renato ka për kafshët jo gjithmonë mbështet nga banorët e zonës ku jeton ai. Sipas tyre kafshët që mbledh Renato mund të jenë burim infeksionesh, nga ana tjetër Renato thotë se dashuria dhe mirënjohja që të fal qeni ose maceje të rri jetën.

? I dua sepse ndjehem mirë. Përkëdhelja kafshëve rrit shumë dopominën e njeriut, element ky shumë i domosdoshëm për trurin dhe që parandalon sëmundje. këtë ta jep kafsha. ?
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RenatoXox#TopChannel

Recommended