Artan Hoxha: Meta po e kalon kohën në plazh, duhet të përmbushë 13 tetorin
  • 5 years ago
Artan Hoxha deklaroi se pavarësisht se opozita i quan votime ato që ndodhën dje në Shqipëri, nga OSBE u njohën si zgjedhje. Ai tha se presidenti gjatë ditëve të fundit po kalon kohën në plazh por duhet parë nëse po punon për të mbajtur atë që tashmë e ka quajtur si datë zgjedhjesh.

"Çdo i pakënaqur nga qeveria, prisnin diçka nga opozita. U bënë votimet, pavarësisht se OSBE sot tha se pati zgjedhje. Ajo e tha qartë, se në Shqipëri nuk iu kushtua rëndësi të drejtës së qytetarit për të zgjedhur por asaj të politikanëve. Opozita nuk ka thënë se është dakord se do votojë në 13 tetor. Ajo thotë se nuk pranon asnjë datë zgjedhjesh me Edi Ramën kryeministër. Nuk i ka kërkuar presidentit të ndryshojë datën e zgjedhjeve. Kam parë presidentin që po e kalon kohën në plazh, por me dekretin e fundit na ka thënë që ka zgjedhje në 13 tetor, të tregojë sa i zoti është, sa burrë është", tha Hoxha.
Recommended