Top News - Nis dialogu Prishtinë-Beograd/ Borell: Duam marrëveshje përmbyllëse
  • 4 years ago
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në Bruksel përmes një video-konference dialogu Prishtinë-Beograd, i mbetur në vendnumëro që prej vitit 2018.


Takimi filloi më së pari me bisedat e përfaqësuesve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka vazhduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në fund, pritet një konferencë e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve. Përpara nisjes së takimit, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, deklaroi se arritja e një marrëveshjeje është thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse, finale dhe ligjërisht detyruese.

?Mirëpres përkushtimin e të dyja palëve. Synimi ynë është i qartë, të rifillojmë punën tonë serioze dhe të ngjeshur për normalizimin e raporteve mes dy palëve?, u shpreh po përmes një lidhjeje video. Duke sqaruar se shoqërohet nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, Boreel shtoi se blloku është i gatshëm të angazhohet në mbështetjen dhe lehtësimin e përpjekjeve për arritjen e një pakti gjithëpërfshirës, i cili të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura.

?Një marrëveshje e tillë është vendimtare për Kosovën dhe Serbinë. Është thelbësore për perspektivën evropiane të tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. E gjithë kjo është thelbësore edhe për vetë BE-në?, tha Borrel.

Takimi i sotëm duhet të ishte zhvilluar në kryeqytetin belg praninë fizike të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, por kjo është shtyrë për në datën 16 korrik. Shtyrjen thuhet ta ketë kërkuar ekzekutivi kosovar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AvdullahHoti#JosepBorrell#TopChannel
Recommended