Pas Grenellit, Borell/ Kryediplomati i BE, në Prishtinë e Beograd
  • 4 years ago
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurinë Josep Borrell, do vizitojë në fund të kësaj jave Kosovën dhe Serbinë. Ndalesa e tij e parë e tij, ashtu sic ndodhi dhe me të dërguarin e posçamë të SHBA-së për dialogun, do të jetë Prishtina.


Sipas zëdhënësit të Borellit, Peter Stano, kjo vizitë është shenjë e përkushtimit të shefit të diplomacisë së bllokut europian ndaj dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Borrell të hënë ka ndaluar në Berlin për takime me zyrtarë gjermanë, e në axhendën e tij përfshihen dhe bisedime me Richard Grenell.

Stano sqaroi se gjatë ndalesës së Borellit në Prishtinë dhe Beograd do të shqyrtohen mundësitë e rifillimit të dialogut të ndërprerë nëntorin e vitit 2018, kur Kosova vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Beogradi e shndërroi shpejt taksën në argumentin e tij më të fortë për të mos u rikthyer në tryezën e bisedimeve.

Stano i hodhi poshtë pretendimet se BE-ja është mënjanuar nga nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo vazhdon të mbetet aktive në këtë drejtim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Borell#BE#TopChannel
Recommended