Top News - Një panel i pavarur/ OBSH, heton menaxhimin e pandemisë

  • 4 years ago
Organizata botërore e shëndetësisë tha të enjten se do të krijonte një panel të pavarur që do të hetonte mënyrën se si ajo e ka menaxhuar pandeminë e covid 19 dhe reagimin e qeverive. Lajmi pason kritikat e forta nga presidenti amerikan, donald trump, që e akuzon OBSH se ka qenë e orientuar drejt kinës dhe njoftimit zyrtar të SHBA të martën se do të tërhiqej nga agjencia e kombeve të bashkuara brenda një viti. Ish kryeministrja e zelandës së re, helen Klark dhe ish presidentja e liberisë, ellen johnson sirleaf, kanë rënë dakord të kryesojnë panelin dhe të zgjedhin anëtarët e tij.
Në maj, vendet anëtare të OBSH miratuan unanimisht një rezolutë të prezantuar nga BE që kërkonte një vlerësim të reagimit global ndaj pandemisë. Më shumë se 12 milionë njerëz janë infektuar dhe afrop 550 mijë vetë kanë humbur jetën.

Njoftimi për krijimin e panelit të pavarur vjen ndërsa shefi i OBSh flet për një panoramë të zymtë të trajektores së pandemisë, që sipas tij po përshkallëzohet. Ne e dimë se kur vendet reagojnë me vendosmëri, bazuar në mazat themelore të shëndetit publik, covid 19 mund të vihet nën kontroll. Por, në pjesën më të madhe të botës virusi nuk është nën kontroll. Situata po rëndohet më shumë. 544 mijë jetë njerëzish janë humbur. Pandemia vazhdon të përshpejtohet. Numri total i rasteve është dyfishuar në gjashtë javët e fundit?, tha ai.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TopChannel

Recommended