Report TV - Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit: Do të kryejmë një hetim të pavarur administrativ

  • 6 years ago
GJIROKASTËR- Në fshatin Bularat për të vizituar familjarët e grekut të vrarë ka mbërritur edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Petrit Azemi.

Para mediave, Azemi tregoi që kishte takuar familjarët e të ndjerit duke sqaruar edhe vizitën e tij.

Qëllimi i ardhjes tonë këtu? Do të kryejmë një hetim të pavarur administrativ.

Petrit Azemi, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit
I pyetur nga gazetarët grekë, nëse Koçifa mund të kapej dhe të mos vritej, ai u përgjigj se hetimet do ta zbardhin një pretendim të tillë.

Sa i takon ekspertizës nga pala greke ai u shpreh:

Jemi në dijeni të faktit se me kërkesë të familjarëve kemi kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore. Autopsia e tij është kryer tani është e drejta e tyre që të marrin të gjithë aktet që shohin të arsyeshme.

Petrit Azemi, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit

Recommended