Fotot e Ismail Qemalit/ Ekspozohen fotot e panjohura të babait të pavarësisë
  • 4 years ago
Foto më e famshme e Ismail Qemalit, portreti zyrtar që përfaqëson shtetin shqiptar sot në çdo zyrë, është realizuar më shumë se 107 vjet më parë; më e hershmja 153 vjet më parë.


Për këtë figurë kaq komplekse s?gjejmë pothuajse asnjë negativ, asnjë pllakë xhami.

Një ekspozitë në COD është një përzgjedhje prej katër fotosh që tregojnë jo vetëm portretin, bustin, statusin e shijen e tij por dhe jetën e tij në vite të ndryshme.

Le të shohim Ismail Qemalin këtu, në të 40- at e veta. Një figurë që transmeton një energji të madhe sidomos nëpërmjet shikimit. Pse jo edhe pak arrivist, por shumë ambicioz.

?Ne nuk e njohim figurën reale të Ismail Qemalit, dhe këto katër fotografi këtë tentojnë. Të tregojnë një personazh të rëndësishëm të kombit tonë, i cili vjen në fotografi ashtu si ishte në çastin që u shkrep. Rrjedhimisht arrijmë të shohim disa elementë të kësaj figure që vështirë që i sheh në stampinet me të cikat jemi mësuar.?

Skanimi dhe përpunimi i imtësishëm i fotove është bërë nga Edvin Celo, edhe për një arsye personale.

?Ismail Bej Qemali gjatë rrugëtimit të tij për në Vlorë ka qëndruar një natë në shtëpinë e stërgjyshit tim Ferit bej Leskoviku.?

?Një nga detajet interesante është që për herë të pare fotografia që ne kemi në të gjitha zyrat shtetërore del me detaje që nuk kanë dalë asnjëherë. Një nga detajet është që në njërin nga sytë Ismail Qemali duket pak i veshur me lot.?

Kjo ekspozitë sjell një kërkim mbi njerëzoren dhe shpirtëroren e gjeniut politik Ismail Qemali. Dhe vjen në ditëlindjen e 5 të Qendrës për Hapje dhe Dialog.

?COD më 8 korrik të 2015 ka hapur për herë të parë dyert për publikun. Donim që sot pikërisht në këtë ditë të propozonim një ekspozitë ndryshe.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IsmailQemali#EdvinCelo#TopChannel
Recommended