Top News - Korçë, tre të arrestuar/ Po trafikonin 31 emigrantë

  • 4 years ago
Vazhdon fluksi I emigrantëve të jashtëligjshëm që hyjnë në territorin e vendit tonë nga kufiri me Greqinë. Policia e Korçës ka arrestuar tre shtetas shqiptarë që po transportonin kundrejt fitimit 31 emigrantë të paligjshëm
Këto arrestime janë bërë gjatë operacionit të koduar ?Perimetri? për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Kanë qenë dy grupe të ndryshme që po transportonin emigrantët ku edhe janë ndaluar nga policia.
Kështu një 37 vjeçar nga Tirana dhe një 18 vjeçar nga Kruja janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip "Benz" 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ndërsa një 24 vjeçar nga Tirana u kap nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin "Hyundai", 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#Policia#TopChannel

Recommended