Anëtarësia e PD rikthen të vjetrit/ Propozon Topallin, Mustafaj, por edhe Budinën dhe Gjekmarkajn

  • 4 years ago
Vitet kalojnë, por demokratët i duan sërish. Anëtarësia e Shkodrës ka propozuar rikthim në parti të Jozefina Topallit kritikes më të ashpër të Lulzim Bashës, e cila u la jashtë listave në zgjedhjet e shkuara. Ish-nënkryetarja demokrate ka mbështetjen e fuqishme të bazës shkodrane për deputete.


Demokratët e Tiranës duan ti japin mandatin e 9-të ish liderit historik Sali Berisha edhe pse udhëzimi nuk parashikon nënshtrim të tij nga vota e anëtarësia. Në Parlament propozohet të rikthehen edhe emra te njohur si ish-kritikë të Lulzim Bashës si Besnik Mustafaj apo edhe ata te cilët u larguan për një parti të re, si Aleksander Biberaj.

Përjashtim nuk bëjnë as të ?debuarit?, pasi demokratët e Kurbinit kanë propozuar rikthim të Mhill Fufit në Kuvend. Propozimeve të anëtarësisë nuk i mungojnë përfaqësues të shoqërisë civile si Robert Budina në Tiranë apo analisti Agron Gjekmarkaj në Lezhë. Bujar Leskaj u largua nga drejtimi KLSH-së, por demokratët vlonjat mendojnë se nuk ka ardhur koha që ai të zhduket nga jeta publike duke propozuar rikthimin e tij ne politike si deputet i Partisë Demokratike. Ish sekretari i përgjithshëm Arben Ristani u duk se u distancua nga partia kur u vendos i 4-ti ne listën e 2017 na Vlorë, por antarësia e kërkon sërish.

Te rinjtë, të cilët mbeten të papërfaqësuar në zgjedhjet e shkuara, mund të futen në Kuvend me kryetarin e Forumit, Belind Këllici. Ky është vetëm fillimi dhe propozimet suprizë duket se nuk do te mungojnë vetmja kryebashkiake e djathte, e cila vijon te jete ne detyre është Volta Ademi, rezistenca e saj duket është vlerësuar nga shkodranët të cilët e duan deputete, por largimi i saj nga detyra duket problematik pasi i dorëzon socialisteve të vetmen Bashki, të cilën nuk e mbajtën dot.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SaliBerisha#LulzimBasha#TopChannel

Recommended