Top News - Memoriali i Holokaustit/ Tiranë, kujtim për hebrejtë e vrarë

  • 4 years ago
Ceremonia për përurimin e memorialit të Holokaustit në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë bëri bashkë përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe zyrtare te larte, te cilet mbajten fjalen e rastit.

E pranishme në këtë ceremoni ambasadorja e SHBA, Yuri Kim vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen që i ka dhënë hebrenjve gjatë holokaustit.
?Nuk mendoj që ka shumë vende dhe shumë popuj në botë që të kenë një memorial të tillë. Kjo është ajo që mendoj, kur mendoj për terminologjinë, për atë që mendon populli hebre për ata që janë të drejtë. Pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit, shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj nga vdekja e sigurt. Ku pushtuesit nazistë kërkuan një listë të qytetarëve hebrenj, qeveria shqiptare refuzoi. Shqiptarët nga gjithë sferat e jetës, myslimanë, krishterë, të arsimuar, fshatarë, punuan për të shpëtuar miqtë e tyre, hebrenjtë. Është histori frymëzuese e besës shqiptare?
Për të treguar vendosmërinë që Shqipëria kishte në mbrojtje të hebrenjve, kryeministri Edi Rama tregoi historinë me klerin shqiptar, të cilët në atë kohë u konsideruan si palë negociuese me pushtuesit.

"Mbetet e jashtëzakonshme për vetë historinë e klerit shqiptar, autoritetet më të larta të cilët u thirrën në Berlin në kohën e një vakumi ku ata u konsideruan si pala me të cilën pushtuesit mund të komunikonin dhe negocionin. Atyre iu kërkuan dy gjëra, iu kërkua e drejta mbi arin e Shqipërisë dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Të gjithë përfaqësuesit e lartë të klerit asaj kohe, dhanë një përgjigje që besoj është një nga fjalët e arta të historisë së këtij vendi dhe vetë klerit, arin po, hebrenjtë jo!.

Ne ceremonine ne nderim te viktimave te Holokaustit, kryebashkiaku Veliaj, nenvizoi faktin se shqiptaret dine ta hapim derën, pavarësisht fesë apo përkatësisë
?Për ne shqiptarët, padyshim që dimë të hapim derën dhe zemrën për këdo që ka nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare, ngjyrës së lëkurës apo origjinës. Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, ndërsa theksoi se për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt dhe të Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre. Shqipëria ndodh që të jetë një nga tokat e rralla në Europë, sot ku paragjykimet fetare dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët besojnë në besime të ndryshme fetare.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For mor...

Recommended