Top News - UT, dështojnë zgjedhjet/ Nuk është ngritur komsioni zgjedhor

  • 4 years ago
Megjithëse Ministria e Arsimit vendosi 30 korrikun si datën e mbajtjes së zgjedhjeve në Universitete, duket se Universiteti i Tiranës, nuk do t?i nënshtrohet këtij procesi. Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni permes nje deklarate ka sqaruar se pavarësisht se ka nxjerrë urdhrin për shpalljen e datës së fillimit të procesit zgjedhor, aktualisht, nuk është miratuar Komisioni Institucional Zgjedhor si struktura që ka përgjegjësi për administrimin e zgjedhjeve në UT. Sipas rektorit Koni për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i Universitetit te Tiranes për anëtar të KIZ, ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik. ?Kjo do të thotë që në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga 5 ish-personeli akademik i UT?, sqaron Koni. Sa u takon 5 ish anetareve te stafit akademik te UT, rektori Koni thekson se edhe pse u jane nderprere marrëdheniet e punes qe ne daten 6 maj, ata vijojne te nxjerrin akte ne funksion te zgjedhjeve. Ai ka vene ne dijeni per situaten e krijuar ministrine e Arsimit duke kerkuar edhe nderhyrjen e saj si dhe ka kerkuar nisjen e hetimit nga Prokuroria e Tiranës, për të hetuar situatën e paligjshmerise ne UT.Nderkaq ne Komisionin Institucional Zgjedhor qe drejtohet nga Majlinda Keta kane aplikuar 70 aplikante per anetare senati dhe 3 kandidate per rektor, Artan Hoxha nga fakulteti i Drejtesise, Mimoza Hafizi nga Shkencat e Natyre dhe Kozeta Sevrani nga ekonomia. Sipas afateve te nxjerra nga KIZ, regjistrimi i kandidateve ka perfunduar qe ne daten 5 korrik.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KomisioniZgjedhor#TopChannel