Top News - Rama me kryebashkiakët/ Takimet për fushatën dhe investimet

  • 4 years ago
Axhenda e kryeministrit Rama këtë javë ka pasur në qendër të saj takimet me karakter politik. Së pari është zhvilluar një takim me opozitën parlamentare, me të cilët diskutoi listat e hapura dhe një kërkesë që duhet marrë në konsideratë, e për të cilën shefi i ekzekutivit nuk ka pasur asnjë qasje të kundërt me ta dhe së dyti është duke zhvilluar një takim me kryebashkiakët.
Temat e diskutimit me këta të fundit, mund të jetë edhe një nisje e një debate mirëfilli politik lidhur me zgjedhjet e pritshme pas kodit të ri zgjedhor, për miratimin e të cilit nga parlamenti duhen edhe pak më shumë se 20 ditë kalendarike.

Me kryebashkiakët mund të konsiderohet si një nisje e fushatës, teksa si kryefjalë janë investimet e planifikuara nga buxheti i shtetit dhe realizimi i tyre.
Por, ndërsa me kryebashkiakët që janë të gjithë të partisë që ai drejton, Rama ka një ngërc për reformën zgjedhore, votat në kuvend, që duket thjesht si veprim organik, por me shumë rrezik.
Mazhoranca që drejton Rama nuk i ka e vetme votat dhe janë të domosdoshëm deputetët e opozitës së re, por nga ana tjetër një prishje pakti me Lulzim Bashën hedh në erë gjithçka është arritur me një ndërmjetësim ndërkombëtar.

Kryeministri në këtë rast gjendet mes dy zjarresh realisht, se më këtë do të bëjë pakt me Murrizin e Hajdarin apo me Bashën dhe Kryemadhin, por që politikisht ka në dorë një manovër që kërkon ta përdorë fort karshi opozitës.
Nëse Rama nuk i plotëson kërkesat Murrizit me shokë, ai rrezikon të dështojë në Kuvend, ku pakti zgjedhor me Bashën hidhet në erë. Praktikisht nuk humb ndonjë gjë, pasi edhe pakti i ri parashikon një skemë të ngjashme me atë aktuale, pra komisionerë e numërues nga partitë e mëdha.
Por, Rama do të humbte shumë nëse në Kuvend ai do të rrëzohej dhe vota për Zgjedhoren ka gjasa të kthehet si votëbesim politik për mazhorancën.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#LulzimBasha#TopChannel

Recommended