Wake Up/ Deputetja shqiptare e Parlamentit Kroat. Sfidat e Ermina Lekajt për komunitetin shqiptar

  • 4 years ago
Kroatët votuan këtë të diel për qeverinë e re. Zgjedhjet e parakohshme janë fituar nga partia që ishte në pushtet, por mes 151 deputetëve në Parlamentin kroat do të ketë dhe një përfaqësuese shqiptare. Ermina Lekaj-Prljaskaj ka arritur të sigurojë një mandat të tretë si përfaqësuese e Unionit të Shqiptarëve në Republikën Kroate. Ajo është me origjinë nga Kosova dhe prej vitesh tashmë punon për faktorizimin e komunitetit shqiptar në Kroaci, ku shqiptarët janë bërë një faktor shumë i rëndësishëm. Ajo është deputete e pavarur në Parlamentin Kroat që përfaqëson 5 pakicat kombëtare atje: shqiptare, malazezet, boshnjakët, maqedonasit dhe sllovenët. Ky grup që unë përfaqësohet quhet Ish-Jugosllavia se ato pakica përfaqësojmë. "Sfida më e madhe në këtë mandat është përforcimi dhe faktorizimi i komunitetit shqiptar në Kroaci. Ne shqiptarët këtu në Kroaci kemi dhënë një kontribut shumë të madh dhe duam që të jemi pjesë e kësaj shoqërie duke filluar nga Parlamenti deri në qeverisjet lokale ku të mund të përfaqësojnë interesat e shqiptarëve"- tha në një lidhje skype Ermina Lekaj-Prljaskaj e cila si qëllim ka edhe ngritjen e Katedrës së Albanologjisë në Kroaci.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended