Mjeku shqiptar: Shumë shqiptarë kanë humbur jetën nga Covid-19 në Itali, ngushëllime familjarëve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Mjeku shqiptar Shpëtim Baci i cili punon në qytetin e Parmës në një spital privat të Italisë, ka qenë në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News. Ai ka treguar histori me disa pacientë shqiptarë që kanë qenë të infektuar, të shtruar në spital apo që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

?Ka patur të infektuar, të shtruar në spital dhe humbje jete. I jap ngushëllime të sinqerta të gjithë shqiptarëve që kanë humbur njerëzit e tyre kudo që ndodhen. Numrin tim e kanë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Parma dhe me të gjitha unë kam pasur kontakt.

Për fat të keq kisha një djalë nga Lushnja që më mori në telefon më tha ?Dr. Baci kam gruan të shëruar dhe nuk e di si është gjendja?. Ishte 40 vjeç dhe humbi jetën, me dy fëmijë të mrekullueshëm.

Një grua tjetër shqiptare që e kam pasur paciente edhe vitet e kaluara me shumë patologji nga një zonë e Durrësit, 64 vjeç. Kam patur një grua nga Kavaja që e kaloi shumë mirë infektimin. Kam patur një infermier nga Tirana që punon me mua, edhe ai e kaloi në mënyrë fantastike. E shumë të tjerë më kanë marrë në telefon për këshilla. Por për fat të keq ka patur dhe shumë shqiptarë që kanë humbur jetën nga COVID-19?, përfundon mjeku.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/mjeku-shqiptar-shume-shqiptare-kane-humbur-jeten-nga-covid-19-ne-itali-ngushellime-familjareve?fbclid=IwAR1u5wlB-_RSwGckjphvO7mJj1lcl6mzXUwuqXzjrigLtDSHFs2mmXz9lrs#.XrPIXHI7YbM.facebook

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended