Report TV - Shpëtoi pasagjerin irlandez në avion, mjeku shqiptar rrëfen ngjarjen për Shqiptarja.com

  • 6 years ago
Ditën e djeshme rasti i një kardiologu shqiptar, i cili i shpëtoi jetën një pasagjeri të avionit ku udhëtonte bashkë me bashkëshorten ka bërë bujë.

Bëhet fjalë për Kristo Papën, mjek kardiolog, i cili është një nga specialistët e shumtë që janë larguar nga Shqipëria për të punuar jashtë. Sot, ai shërben në një nga spitalet e Irlandës ku edhe jeton me bashkëshorten dhe djalin e tyre, 2 vjeçar.

I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Kristo Papa, ka treguar detajet e fluturimit, ku mjekut shqiptar iu desh të kryente një ndërhyrje të shpejtë ndaj një 63-vjeçari irlandez.

Papa është shprehur nëse nuk do të kryhej ndërhyrja në kohë, shtetasi irlandez do të kishte humbur jetën për shkak të problemeve që kishte me frymëmarrjen.

Isha së bashku me bashkëshorten. Po ktheheshim nga qyteti i Cork të Irlandës në Verona për impenjime pune. Rreth 40 minuta para se avioni të ulej një prej pasagjerëve të këtij udhëtimi u ndje keq dhe personeli i avionit bëri thirrje nëse kishte një mjek në bord. Menjëherë u ngrita dhe shkova. Pacienti ishte një burrë 63-vjeç irlandez, i cili pësoi humbje ndjenjash për rreth një minute. I dhashë ndihmën e parë pasi konstatova që tensioni i tij i gjakut ishte i ulët dhe kishte vështirësi në frymëmarrje e quajtur në gjuhën mjekësore lipotimi. Nëse nuk do të kishte marrë ndihmën e parë do të kishte humbur jetën. Deri në uljen e avionit e asistova madje deri në ardhjen e urgjences së Veronës qëndrova aty.

Kristo Papa, mjek kardiolog
Lajmi për ndodhinë në avion, u shpërnda në rrjetet sociale nga një gazetar që gjithashtu ndodhej në avion, e me pas bëri xhiron e rrjetit.

Recommended