Ora News - Simbolet shqiptare në MAL të ZI, arritjet dhe sfidat për 2020

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Miratimi i ligjit për simbolet shqiptare në Mal të Zi, u mirëprit nga qytetarët dhe klasa politike mbarë shqiptare.

Por përfaqësuesi i Komunës Shqiptare të Tuzit, Nikoll Camaj, kërkoi që entuziazmi të jetë i përmbajtur.

Arsyet sipas tij janë disa, që nga pritja e gjatë për një të drejtë që e garanton kushtetuta e këtij shteti, e deri tek çështje të tjera që ende nuk janë zgjidhur.

Nikoll Camaj: ?Ajo që është me rëndësi është që mbas kësaj suspendohen aktet e ligjet për të cilat shqiptarët u dënuan disa herë me rradhë?.

Viti që po lëmë pas për shqiptarët mund të cilësohet historik, pasi për herë të parë morën drejtimin e komunës së Tuzit.

Ata tashmë kanë 4.4 milion euro buxhet që sipas Camaj do të shërbejnë për t?i ndryshuar faqen malësisë.

Nikoll Camaj: ?Po jemi munduar që çdo cep të Malësisë ta përfshijmë në investime?.

2020-ta është një vit elektoral në Mal të Zi. Dhe për të patur një përfaqësim sa më dinjitoz në kuvend, Camaj e sheh domosdoshmëri bashkimin e shqiptarëve.

Nikoll Camaj: ?Nevoja e bashkimit të subjektit politik shqiptar është mëse i nevojshëm kjo dëshmohet edhe me Tuzin pra, dëshmohet se çfarë mund të bëjnë shqiptarët të gjithë sëbashku?.

Dhe këtu ka një kritike edhe për Tiranën zyrtare

Nikoll Camaj: ?Kudo që të flitet për ne të thuhet se shqiptarët nuk kanë asnjë nevoje të jenë inferior ndaj Podgoricës .As shqiptarët në pakicë atje e jo më shqiptarët në regjim , jemi një superfuqi?.

Sot në parlamentin e Malit të Zi, shqiptarët përfaqësohen me një deputet, ndërsa falë koalicionit qeverisës kanë arritur të marrin ministrinë e pakicës dhe nënkryetarin e kuvendit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/simbolet-shqiptare-ne-mal-te-zi-arritjet-dhe-sfidat-2020

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended