Top News - Pretendohet se s’ka infeksione me Covid/ Misioni i OBSH-së ‘zbarkon’ në Turkmenistan

  • 4 years ago
Vendi i vetëm në Azinë Qendrore që pretendon se nuk ka regjistruar as edhe një rast të vetëm me Covid 19, lejoi vizitën e një misioni të OBSH-së.


Drejtuesja e këtij të fundit, Catherine Smallëood, tha se grupi i saj do të punojë me autoritetet e shtetit të largët me regjim diktatorial në aspektet e gatishmërisë ndërsa do të shohë nga afër situatën atje. Misioni do të qëndrojë në Turkmenistan për 10 ditë. OBSH-ja është përpjekur të dërgojë një mision ketu për më shumë se dy muaj, për të hetuar pretendimet se nuk ka raste me koronavirus.

Kjo në një kohë kur shtetet fqinjë janë duke luftuar me virusin dhe po përpiqen të frenojnë përhapjen e tij ndërsa Irani të shtunën pati ditën më vdekjeprurëse nga Covid 19. Edhe pse autoritetet në Turkmenistanin me gjashtë milionë banorë ? këmbëngulin se nuk kane infektime, zyrtarë anonimë dhe banorë të zonës thonë se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë të shtruar në spitale me simptoma të COVID-19.

Human Rights Ëatch deklaroi në 27 qershor se zyrtarët vendas po i ?mbyllnin gojën? punonjësve mjekësore dhe të tjerëve që kanë kërkuar të flasin për pandeminë dhe e nxiti qeverinë atje të niste menjëherë zbatimin e udhëzimeve të OBSH-së kundër koronavirusit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#Turkmenistan#TopChannel

Recommended