Konfirmohet nga OBSH: Covid qendron me gjate ne ajer | Lajme - News

  • 4 years ago
Organizata Botërore e Shëndetësisë pranon këshillën e 239 ekspertëve ndërkombëtarë se koronavirusi përhapet më gjerësisht se ç?mendohej përmes ajrit.

Zyrtarët e kësaj organizate thanë se nuk përjashtohet mundësia që virusi të qëndrojë në ajër më gjatë se ç?parashikohet në rekomandimet aktuale për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Megjithatë, përpara përmirësimit të rekomandimeve, drejtuesit e OBSH-së thonë se nevojitet grumbullim më tepër evidenca mbi konstatimet e ekspertëve dhe shpjegim më i detajuar i tyre. Ata shprehën angazhimin për të thelluar studimet për këtë çështje.

Në letrën që i dërguan OBSH-së në fillim të kësaj jave, ekspertë të virologjisë nga 32 vende të botës shpreheshin se veç teshtimave dhe kollës, COVID-19 përhapet nga të infektuarit edhe nëpërmjet frymënxjerrjes dhe të folurës.

Virusi qëndron më gjatë në ajër, ndryshe nga sa parashikojnë rekomandimet e OBSH-së, ku thuhet se pas teshtimës dhe kollës, ky virus bie brenda pak sekondash në tokë. Kjo do të thotë se ruajtja e distancës social pa maskë, në ambiente të mbyllura, të mbipopulluara dhe të pa ajrosura mirë nuk mjafton.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended