Top News - Katar 2022/ Shkurtohen vende pune për shkak të covid-19

  • 4 years ago
Impakti i pandemisë Coronavirus po ndihet edhe në Katar në përgatitjet për Botërorin e vitit 2022.


Komiteti Organizator i këtij evenimenti nuk ka folur hapur për efektet negative në ekonomi të coronavirusit, por Sekretari i Përgjithshëm, Hassan Al Thawadi kohët e fundit shfaqi shqetësimin e tij për këtë recesion global të ekonomisë.

Sponsorët e FIFA së fundmi kanë vendosur shkurtimin e vendeve të punës si pasojë e bllokimit të udhëtimeve dhe pezullimit të evenimenteve sportive për shkak të pandemisë. Deri tani Katari ka përuruar 3 nga 8 stadiumet që do të përdoren në Botërorin e futbollit që do të zhvillohet në periudhën nëntor-dhjetor të 2022 që do të thotë se nevojitet më pak personel për supervizionin e infrastrukturave në ndërtim.

Me 85% e infrastrukturave të kompletuara, organizatorët e Kupës së Botës pohojnë se forca punëtore duhet të ndryshoje pasi janë të nevojshme të tjera kompetenca për fazën e ardhshme të përgatitjeve për turneun e Katarit. Ndërkaq, numri i personave që kanë humbur punën në përgatitjet e Botërorit 2022 nuk është bërë i ditur me organizatorët që theksuan se ata që mbeten pa punë do të marrin pagën dhe shpërblimet për shërbimet e tyre siç parashikohet edhe në ligjin e punës në Katar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Katar#HassanAlThawadi#TopChannel