Ora News - Zbulohen tuma ilire në Himarë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një zbulim i madh arkeologjik është realizuar në bregdetin e Himarës, duke vërtetuar edhe njëherë jetesën ilire në këtë zonë. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, sipas të cilit kjo varrezë tumulare i përket periudhës së bronzit të vonë.

Një zbulim i madh për arkeologjinë shqiptare, por jo vetëm është realizuar së fundmi në bregdetin e Himarës.

Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi është bërë i mundur zbulimi i një varreze tumulare e periudhës së bronzit të vonë që i përket shekullit 15- në të 12 para krishtit (XV-XII p.Krishtit).

Kjo është bërë e ditur në një postim në Facebook nga kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

Sipas arkeologëve, zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet në bregdetin e Himarës, duke i'a shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare.

Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor.

Tumat njiheshin gjerësisht si Ilire, ato përdoreshin edhe nga të tjerë në Ballkan si Trakët dhe Dakët që gjithashtu ishin jo helenë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/zbulim-i-ri-arkeologjik-ne-himare-del-ne-drite-varreza-tumulare-e-shekullit-xv-xii-p-kr

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended