Ora News - "Pasaporta" ilire e Himarës, në 5 varre u zbuluan artefakte dhe mjetet e luftës
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Varreza tumulare të 3500 viteve më parë dhe artefaktet e gjetura në të janë pasaporta ilire në Himarë. Pak ditë më parë, nga puna 2 vjeçare e arkeologëve shqiptarq ka dalë në dritë një nga trashëgimitë më të vyera të kohës.

Kjo varrezë tumulare e datuar e periudhe?s se? Bronzit te? Vone? (shek. XV-XII p.Kr), është pasaporta ilire e Himarës.

Zbulimi merr vlera të jashtëzakonshme historike pasi vërteton se kjo zonë 3500 vite më parë zotërohej nga Ilirët, pasi varrimi me tuma nuk është përdorur nga helenët.

Misioni arkeologjik ka nxjerrë mbi dritë faktet, ndërsa leximi i tyre tashmë i takon historianëve dhe ekspertëve.

Aty janë zbuluar 5 varre, ku brenda secilit u gjetën 6 skelete.

Në to janë zbuluar sende me vlerë, por edhe armë luftarake, kryesisht të llojeve thikë që janë përdorur në ato kohë.

Gjetjet aktualisht janë në fazën e studimit dhe në të ardhmen pritet të prezantohen për publikun.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zbulohen-varrezat-tumulare-ne-himare-vendbanim-i-ilireve-qe-prej-shek-xiv

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended