Top News - SPAK sekuestro pasurinë/ Trafik kokaine nga Amerika Latine

  • 4 years ago
SPAK i ka kërkuar Gjykatës Speciale kundër Krimit e Korrupsionit që të vendosë sekuestro mbi pronat e Ilirjan Memisë dhe familjarëve të tij, pasi ai është i përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
SPAK e ka bërë këtë kërkesë pasi autoritetet Gjyqësore Holandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit I ka përcjell një kërkesë për ndihmë juridike në të cilën kanë informuar se në Holandë janë duke u hetuar disa shqiptarë për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë veprimtarisë kriminale?
Ilirjan Memia akuzohet për trafik droge nga Amerika Latine në vendet e Europës. Sipas letër-porosisë së ardhur në Shqipëri nga Holanda, Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk prej disa viteve trafikojnë kokainë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe duke e shpërndarë më pas në pjesën tjetër të Europës.
Gjatë këtyre hetimeve, këtij grupi i janë sekuestruar sasia prej 97 kg kokainë dhe 16 kg heroinë. Dhe si pasojë e dosjes së hapur në Holandë dhe indicieve se ata paratë e përfituara nga trafiku I kokainës I kanë investuar në Shqipëri SPAK ka nisur hetimet për pasurinë.
Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se Ilirjan Memia dhe persona të lidhur me të, vëllai i tij Adriatik Memia, si dhe Lindita Memia bashkëshortja e vëllai kanë në Shqipëri disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Në përfundim të procesit të verifikimit pasuror, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurisë për Adriatik Memia dhe Lindita Memia që janë: 1.Apartament në Linzë 133 m2 me vlerë 83 mijë euro. 2. Garazh 31 m2, me vlerë 15 mijë euro. 3.Arë në Sauk, 430 m2. 4. Makinë Volksëagen me vlerë 15 mijë euro. 5. Makinë Audi 20 mije euro. 6. Rimorkio me vlerë 1200 euro.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#AmerikaLatine#TopChannel

Recommended