Top News - Dita e pavarësisë se SHBA/ Kim - shqiptarëve: Krenare krah jush!

  • 4 years ago
Në ditën e pavarësisë së SHBA, ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh për qytetarët shqiptarë, ku thekson bashkëpunimin dhe lidhjen e ngushtë mes dy vende dhe se ky partneritet dhe miqësi nuk do të shuhet pasi SHBA do të vijojnë të qëndrojnë krenare krah jush. Kim thekson dhe rëndësinë e një bashkimi tjetër që po e pret Shqipërinë, atë me Bashkimin Evropian.
"Përshëndetje! Miq të dashur Festimi i Ditës së Pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë po përballemi me një pandemi, që nuk ka na lanë të mblidhemi në një çati për të festuar ditëlindjen e 244 të SHBA. ndërsa duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht në, amerikanët dhe shqiptarët, jemi po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrojtja e lirisë sonë, e pavarësisë sonë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen. Më 17 shtator 1787, anëtarët e Konventës Kushtetuese nënshkruan draftin përfundimtar të Kushtetutës së SHBA-së. 52 fjalët e para të këtij dokumenti, në hyrje të tij janë disa nga më të fuqishme në historinë amerikane. Ata thonë: Në, populli i Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të krijojmë një bashkim më të përsosur, të vendosim drejtësinë, të sigurojmë qetësin në vend, të sigurojmë mbrojtjen e përbashkët, të nxisim mirëqenien e përgjithshme dhe të sigurojmë bekimet e lirisë për veten tonë dhe për pasardhjen tonë, caktojmë dhe vendosim këtë Kushtetutë të SHBA.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#YuriKim#TopChannel

Recommended