Ora News – Vettingu, BE krah ShBA-së i bën thirrje shqiptarëve të kualifikuar

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Afati i fundit kur shoqëria civile, mund të aplikojë pranë Avokatit të Popullit për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokuorisë është 8 shkurti.
Për këtë qëllim Avokati i Popullit ka zgjatur oranin zyrtar të aplikimive, duke i mbajtur sportelet të hapura nga ora 8:30 deri në 20:30.
Ndërkohë sikurse Shtete e Bashkuara të Amerikës edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të kualifikuar, të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Rivlerësimit.
Delegacioni i Bashkimit Europian bashkon zërin me BE-në për ti bërë thirrje shqiptarëve të kualifikuar të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Rivlerësimit. Detajet e plota të aplikimit gjenden në faqen online të Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit ka zgjatur orarin zyrtarë në sportelet ku individë të shoqërisë civile mund të dorëzojnë aplikimet për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokuroisë.
Sportelet do të qëndrojnë të hapura nga ora 8:30 deri në 20:30, dhe kjo sipas Avokatit të Popullit për t?i ardhur në ndihmë dhe për të lehtësuar Organizatat e Shoqërisë Civile, të cilat dëshirojnë të bëhen pjesë në procesin e Reformës në Drejtësi, ndërsa afati i fundit për të aplikuar është data 8 shkurt.
Avokati i Popullit i bën thirrje shoqërisë civile që të bëhet pjesë e procesit të reformës në drejtësi.
Ndërkohë ashtu sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të kualifikuar, brenda dhe jashtë vendit, që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Rivlerësimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-be-krah-shba-se-i-ben-thirrje-shqiptareve-te-kualifikuar/

Recommended