Top News - Prishtinë/ Protestë masive për UÇK më 9 korrik

  • 4 years ago
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës, janë shprehur kundër Gjykatës Speciale me seli në Hagë dhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë ligjin për specialen, me arsyetimin të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë.


Në takim, u tha se paraqitja e aktakuzës së pakonfirmuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si dhe momenti në të cilin u bë, tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht, çka e bën të jashtëligjshëm të gjithë procesin.

Organizatat në fjalë konsiderojnë se propozimi për aktpadinë është bërë një qëllim të qartë, që është pengimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Për këtë arsye, I mëshojnë idesë që Kuvendi të ndryshojë ligjin për specialen. Me këtë rast, ato njoftuan se në 9 korrik do të zhvillohet në Prishtinë një protestë masive me moton: ?Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UCK#Proteste#TopChannel

Recommended