Top News - OBSH tjetër paralajmërim/ ’Pandemia po përshpejtohet’

  • 4 years ago
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një tjetër paralajmërim, duke thënë se pandemia e koronavirusit po përhapet më shpejt se kurdoherë tjetër që kur virusi ka shpërthyer. Vetëm Shtetet e Bashkuara më 1 korrik, janë raportuar mbi 50,000 raste të të infektuarve brenda ditës. Shkalla e infektimit javën e kaluar ka arritur në nivelin më lartë, kanë treguar të dhënat e OBSH-së.

Shefi i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i rasteve të infektimit brenda ditës ka arritur në mbi 160,000 në nivel global. Rritja e numrit të të infektuarve ka detyruar zyrtarët amerikanë, sidomos në shtetet jugore dhe ato perëndimore, që të kthejnë mbrapsht vendimet për hapje të restoranteve dhe plazheve, në prag të shënimit të pavarësisë së SHBA-së më 4 korrik. Në gjermani, sheti i North Rhine Vestfalisë ka zgjatur izolimin mbi një lagje të prekur nga një shpërthim virusi.

Në pjesë të qytetit australian të melburnit të prekura nga rritja e infeksioneve, banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi. Autoriteti palestinez po ahstu shpalli një izolim pesë ditor në bregun perëndimor pas rritjes së rasteve të konfirmuara. Dhe një fabrikë tekstilesh në qytetin britanik të leicesterit, që është vënë tashmë në izolim, duket se ka qenë vatra e infektimeve të reja. Në shkallë globale ka më shumë se 10.6 milionë raste të koronavirusit dhe më shumë se 515500 viktima. E ndërkohë që shifrat vazhdojnë të rriten, OBSh paralajmëroi më herët se pandemia nuk është as afër përfundimit. Të dhënat e agjencisë së kombeve të bashkuara për shëndetin, për shtatë ditët nga 25 qershori në 1 korrik, tregon numrin më të lartë të rasteve ditore të regjistruara ndonjëherë, të regjistruar më 28 qershor, kur në të gjithë botën u shënuan 189.500 raste të reja. Sipas kombeve të bashkuara kriza e koronavirusit do ti kushtojë turizmit global dhe sektorëve të lidhur me të nga 1.2 në 3.3 trilionë dollarë humbje.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH #TopChannel

Recommended