Top News- Covid - 19 mes nesh/ Gjashtë muaj që ndryshuan botën

  • 4 years ago
Covid 19 ka mbushur plot gjashtë muaj që ekziston mes njerëzve.

Më 31 dhjetor, të vitit të kaluar, mediat kineze raportuan për të parën herë nshpërthimin e një pneumonie virale në qytetin e Wuhanit.

Gjashtë muaj më vonë, covid 19 ka ndryshuar botën. Nga kina ai u nis në pushtimin e globit. Eksperienca ka qenë e zymtë për njerëzit. Aktualisht sot, rreth 10.5 miliardë njerëz në botë janë infektuar dhe më shumë se 509 mijë kanë humbur jetën. Shifra këto që duken të destinuara të rriten përtej asaj që mund të kishim imagjinuar. E gjithë bota është transformuar në këtë proces. Izolime u vendosën, kufijtë u mbyllën, shtëpitë e të moshuarve u rrënuan nga sëmundja, ekonomitë kombëtare u gjunjëzuan. Shtrëngimet e duarve e përqafimet tani ngjasojnë si dicka e të shkuarës. Dhe më e keqja është se askush nuk e di edhe për sa kohë virusin do ta kemi mes nesh.
Por ajo që dihet është se bota sot është shumë më ndryshe nga sa ishte në ditët e raportimit të pneumonisë së cuditshme në ëuhan të kinës.
Tani shumë vende kanë filluar të rihapen, me gishtat e kryqëzuar se mund t?ia kenë hedhur virusit. Të tjerë mësuan se nuk mund të ulin vigjilencën, për asnjë moment. Të tjera vende nuk i vendosën asnjëherë shpërthimet e tyre nën kontroll. Sidoqoftë, gjashtë muaj janë një kohë e shkurtër për të mësuar aq sa kërkuesit kanë mundur të mësojnë për një virus të ri. Ende ka shumë pyetje pa përgjigje. Por ajo që shkencëtarët e përsërisin me bindje është se koronavirusi nuk do të largohet shpejt, ndoshta asnjëherë. Do të duhet imuniteti i masës, kur të paktën dy të tretat e një popullate ta kenë fituar imunitetin ndaj virusit, pasi janë infektuar ose vaksinuar për të filluar ndaljen e pandemisë. Por të dyja këto objektiva janë ende larg.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Wuhan#TopChannel

Recommended