Raporti mbi klimën e biznesit, Xhepa: Problematikat e publikuara, jashtë vëmendjes së qeverisë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, për përkeqësimin më të fortë në 8 vitet e fundit të klimës së biznesit në Shqipëri, shihet me shqetësim nga ekspertët. Selami Xhepa në një intervistë për ''Ora News'', shprehet se më shqetësues është fakti se gjetjet e publikuara, mbeten jashtë vëmendjes së qeverisë.

''Këto janë probleme që prej kohësh vazhdojnë të jenë prezente dhe që fatkeqësisht asnjëherë nuk ka marrë vëmendjen e duhur të autoriteteve shtetërore. Kjo e bën problemin vërtet shqetësues.''

Klima politike, monopolet apo korrupsioni në rritje, janë disa nga faktorët, ndaj sipas Xhepës, qeveria duhet të rishikojë politikat, madje dhe legjislacionin.

''Kjo do të thotë që institucionet e shtetit duhet të veprojnë. Autoriteti i Konkurencës apo në qoftë se duhet edhe ndryshimet e nevojshme ligjore duhet të ndërmerren. Në qoftë se çështja e korruspionit është një çështje apo një gangrenë e përhershme e sistemit, nuk duhet se ka një veprim qeveritar që të adresojë në mënyrë specifike këto lloj shqetësimesh. Ruajtja e konflikualitetit politik, pavarësisht nga fakti që qeveria ia atribuon këtë opozitës, por opozitat nuk quhen kurrë fajtore. Fakti që ne nuk kemi asnjë progres në këto dimensione fondamentale të klimës së biznesit, kjo e bën fenomenin realisht shqetësues.''

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë nuk përfshinte efektet e shkaktuara nga koronavirusi, ndaj ekspertët shprehen se përgjatë këtij viti, gjendja mund të përkeqësohet.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/raporti-mbi-klimen-e-biznesit-xhepa-problematikat-e-publikuara-jashte-vemendjes-se-qeverise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended