Tensionet greko-turke, Shqipëria jashtë vëmendjes, apo ka kaluar në plan të dytë për Athinën?
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #360grade
Situata mes Greqisë dhe Turqisë është shfaqur me tensione dhe fërkime të vazhdueshme. Janë gjithnjë e më të shpeshta rastet e konfrontimit në distancë të forcave turke dhe atyre greke në det e në ajër.
Kjo, pasi grekët e turqit nuk kanë ndarë ende llogaritë mes tyre për disa ishuj në Egje. Këtë fillim viti, tensionet mes Athinës dhe Ankarasë jane rindezur serish.
Grindja për gazin natyror para brigjeve të Qipros dhe veprimi i pavarur i Ankarasë me Libinë, e përkeqësojnë edhe më shumë atmosferën e këtyre marrëdhënieve, shkruan Dojçe Vele. Athina u kap në befasi kur Turqia njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje me Libinë, duke i çuar kufirin detar afër Kretës.
Qeveria Greke e konsideron kapjen e detit, një lojë për të shtënë në dorë burimet e naftës në Detin Mesdhe. Marrëveshjen e nënshkruar midis Turqisë dhe Libisë, kryeministri grek Micotaqis e konsideroi cënim të të drejtave sovrane të Greqisë.
Ndaj muajin e kaluar gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai i kërkoi mbështetje Presidentit Donald Trump që kjo marrëveshje të mos zbatohet. Por kjo nuk ndodhi. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane dërgoi një sinjal se Presidenti amerikan nuk do të ndërhynte në përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë, duke thënë se të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të zgjidhur dallimet mes tyre.

Për më shumë lexoni në:

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended