Top News - Rusët votojnë për të zgjatur pushtetin e Putinit

  • 4 years ago
Pjesa më e madhe e rusëve mbështesin reformën e propozuar që do ta lejojë Vladimir Putinin të kandidojë sërish për president në 2024 dhe të qëndrojë me gjasë në pushtet deri në 2036-ën.


Kjo rezulton nga kompanitë e sondazheve në Rusi, pak ditë para përfundimit të votimit.

Rreth 76 përqind e të anketuarve kanë votuar pro paketës së amendamenteve që varion nga pensione më të mira dhe rritje e pagave minimale e deri tek shtyrja e mandateve në pushtet të Putinit. Opozita e konsideron procesin të paligjshëm dhe të manipuluar. Votimi nisi në Rusi të enjten pas një vendimi për ta zgjatur procesin për një javë në mënyrë që të evitohen grumbullimet gjatë pandemisë së koronavirusit.

Reklamat në televizione u kërkojnë rusëve të votojnë, pa përmendur klauzolën që efektivisht e zeron kohën e Putinit në Kremlin dhe hap mundësinë që ai të qëndrojë në pushtet edhe për dy mandate të tjera të plota, deri në 2036. Kremlini e shtyu votimin që ishte planifikuar të mbahej më 22 prill ndërsa rastet e koronavirusit u rritën dhe zyrtarët vendosën kufizime për të ngadalësuar përhapjen.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VladimirPutin#TopChannel

Recommended