Meta u kërkoi të votojnë reformën, Andi Përmeti për Report Tv: Na legjitimoi

  • 4 years ago
Me thirrjen e bërë për opozitën parlamentare për votimin e Reformës Zgjedhore, Presidenti Ilir Meta ka legjitimuar parlamentin. Kështu e lexon këtë kërkesë deputeti Andi Përmeti, ndërsa sqaron për Report tv se kërkesa e vetme e firmosur nga 29 deputetë është ndryshimi i Kushtetutës. Kjo kërkesë që vjen nga presidenti Ilir Meta për të votuar reformën zgjedhore, për deputetin Andi Përmeti lexohet si një legjtimim i mandateve të tyre, të cilat më herë kreu I shtetit nuk I ka njohur.

?Nuk besoj që Meta ta ketë thënë seriozisht këtë, sepse ka një vit e gjysmë që thotë se ky parlament nuk është legjitim. Për të ka vetëm 82 deputetë legjitimë. Kjo marrëveshje do 84 vota dhe nuk e di se ku do ti gjejë dy votat e tjera Meta. Më bëhet qejfi se për herë të dytë, zoti Meta po legjitimon parlamentin, për veten e tij, jo se kemi nevojë për legjitimitetin e Metës?, tha Përmeti.

Recommended