Report TV - Andi Përmeti: Këto janë 6 propozimet tona për Reformën Zgjedhore

  • 5 years ago
Përmes deputetit Andi Përmeti, Bindja Demokratike bëri publike propozimet e saj për Reformën Zgjedhore,  ku rendiste6 pika kryesore që më pas u dorëzuan komisionit të posaçëm.

Sipas Përmetit kërkohen jo vetë ndryshim në sistemin zgjedhor por edhe në Kushtetutë ku si një pikë të fortë rendiste kufizimin e mandatit të Kryeministrit.

Kujtojmë se Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka nisur mbledhjen për ndryshimet në kodin elektoral. Ndërkohë puna po zhvillohet paralelisht në disa grupe.

Propozimet e Bindjes Demokratike

1. Ndryshimi i sistemit elektoral nga proporcional me lista të mbyllura në lista të hapura .

2. Ndryshime në procesin e votimit dhe të numërimit të votave, numërimi elektronik  dhe Administrimi i votës njëkohësisht.

3. aplikimi, dhe detyrimi i votimit. Do të heqte blerjen e votës, edhe përfaqësuesit e vjetër.

4. Ndryshime me financimin e partive. Partitë janë institucionepolitike. Garantimi me ligj të partive dhe sistemit te financimit.

5. Dobësimi i pushtetit të kryeministrit. Ndryshimi i tij kur krijohen mazhoranca të reja. Mocioni i besimit. Të krijohen qeveri të reja sa here humbet besimi. kjo

6. Sanksionimit të kushtetutës në kodin zgjedhor.

Recommended