Thaçi: Jap dorëheqjen nëse konfirmohen aktakuzat

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se do të japë dorëheqjen dhe do të përballet me akuzat nëse ato konfirmohen.


Ai i bëri këto komente në paraqitjen e parë publike që nga e mërkura kur zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, publikoi njoftimin se ka ngritur akuza ende të pakonfirmuara ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.


Hashim Thaçi: ''Zemra ime është e lënduar por jo e dhe e thyer. Mendja ime është e rënduar por jo dhe e turbulluar. Gjaku im është i nxehur, por i pastër dhe i njehtësuar me gjakun e luftëtarëve që humbëm në luftë. Ndihem sot asnjëherë më parë, i çliruar prej brengave dhe peshave të ballafaqimeve politike. Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat.


Të dashur qytetarë, gabime politike mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë. Edhe po të kthehesha mbrapa në kohën e errët të Milosheviçit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik meplumb të etur për liri dhe duke mos i bërë keq asnjë serbi, romi apo qytetari shqiptar. Sot, kush thotë që qenkam bërë pengesë dhe sabotues i kësaj Gjykate Speciale, është i painformuar. Unë do të isha njeriu më i lumtur nëse bashkësia ndërkombëtare do të kishte standarde të njëjta mes Serbisë dhe Kosovës përsa i përket krimeve të luftës. Serbia vijon negociatat me Bashkimin Europian teksa Kosovës nuk i liberalizohen vizat. Unë jam angazhuar fuqimisht për dialog dhe paqe me Serbinë, por nuk mund ta pranoj faktin që për shqiptarët e zhdukur nga lufta, nuk ka asnjë deklaratë nga bashkësia ndërkombëtare.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/thaci-jap-doreheqjen-nese-konfirmohen-aktakuzat


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended