Top News- Gjykata e le në arrest me burg/ Vrasësi me 2 mbiemra

  • 4 years ago
33 vjeçari Ilir Xhepaj i njohur edhe me mbiemrin Lika është lënë nën masën e sigurimit personal arrest me burg nën akuzën e vrasjes në bashkëpunim. Gjykata bazuar në të dhënat e hetimit, por edhe shumë provave filmike u bind në vendimin e saj për ta lënë Xhepajn nën masën e sigurisë me burg,
Ilir Xhepaj u arrestua mesnatën e së shtunës në Tiranë, pas disa ditë ndjekje që i ishte bërë nga policia, i konsideruar si autori i dytë i vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.
33 vjecari Xhepaj, ishte në kërkim edhe për një tjetër ngjarje, pasi vetëm 15 ditë përpara se ai të merrte pjesë në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, kishte plagosur me armë në Laç, shtetasin Zef Marku.
Për këtë ngjarje, Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg, duke e ngarkuar me veprat penale, vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbatje pa leje.
Ilir Xhepaj, do të përballet me drejtësinë edhe me një akuzë të tretë, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.
Në kërkim policor janë edhe dy persona të tjerë, bashkëpunëtorë në vrasjen e dyfishtë, Klaudio Pepkola dhe Oltion Vlashi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjykata#TopChannel