Report TV - Vlorë, vrau gjyshin pas grabitjes, gjykata jep arrest me burg për nipin
  • 5 years ago
VLORE-17-vjeçari që vrau gjyshin tre ditë më parë është lënë në burg, së bashku me shokun e tij që i siguroi armën, ndërsa dy adoleshentët e tjerë janë lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të moshës së mitur të të akuzuarit. Prokuror i cështjes ka qenë Dritan Marku. Akuza ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg, masë e cila është lënë në fuqi nga gjyqtari Albert Spiro për 17-vjeçarin Vangjel Kapllani.

Pas kryerjes së krimit ai fshehu gëzhojën në një cep të ballkonit të katit të tretë të pallatit, ndërsa armën e kishte hedhur në një pusetë, në një rrugë përballë shtëpisë ku banonte bashkë me gjyshin. E ndërsa në fillim mohoi krimin duke akuzuar hallën, ai u zbulua nga mesazhet që iu gjetën në telefon, ku kishte porositur armën.

Marjus Alushaj 28 vjeç, shoku me të cilin foli për të blerë armën është lënë në burg, ndërsa L.M. dhe Florjan Xhyvelaj në detyrim paraqitje. Gazeta Shqiptarja.com zbardhi dosjen e plotë sot (lexo këtu). Kapllani ishte rritur nga gjyshërit pasi babai i tij kishte vdekur në një aksident rrugor duke e lënë 3 vjeç, ndërsa nëna kishte ndëruar jetë disa vite më vonë për si pasojë e një sëmundje.
Recommended